×
  • Lajme
  • Lajme

    Të rinjtë e opozitës bëjnë thirrje për protestë masive më 17 shkurt

    Insajderi
    11 February 2016 - 14:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të rinjtë e tri partive opozitare në Kuvendin e Kosovës – Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dhe Nismës për Kosovën –  kanë mbushur tri sheshet kryesore në Prishtinë me pankarta përmes të cilave kanë bërë thirrje për protestën e 17 shkurtit.

    Që të tre përfaqësuesit e partive politike kanë bërë thirrje për dalje në masive në protestë dhe kanë ripërsëritur kërkesën e liderëve të tyre se zgjedhjet janë mënyra e vetme për të dalë nga situata aktuale.

    “Kjo qeveri ka humbur legjitimitetin dhe ky legjitimet ne vendet e lira ne vendet e zhvilluara rikthehet përmes zgjedhjeve te lira,” ka thënë Endrit Zabërgja nga Nisma për Kosovën.

    Në anën tjetër, Kreshink Ahmeti nga Vetëvendosje, ka përmendur peticionin e nënshkruar nga 200 mijë qytetar si argument se qytetarët përkrahin kauzën e opozitës.

    “Kjo qeveri për te realizuar një projekt të Serbisë e kthej shtetin në shtet autoritar.  Ky realitet nuk pranohet as nga qytetarët dhe kjo dëshmohet me peticioni që u nënshkrua prej 200 mije personave,” ka thënë ai.

    Kurse Diellza Hoti nga AAK ka thënë se në rrethana kur qeveritarët janë përmbi ligjin, “të rinjtë nuk ndihen të sigurt në këtë ambient.”

    Pankartat e vendosura në sheshet e qytetit kanë porosi të ndryshme, sic janë “Ata po negociojnë me kriminelë”, “1700 të pagjetur”,  Nënshkruan marrëveshjen për Zajednicën” e të tjera.

    Tri partitë e bllokut opozitar kanë thirrur protestën e radhës më 17 shkurt, në kundërshtim të dy marrëveshjeve të nënshkruara nga Qeveria e Kosovës: për krijimin e asociacionit të komunave serbe me Serbinë, dhe marrëveshjen për demarkacionin kufitar me Malin e Zi./Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark