Të rrezikshmit’ e VV-së, Sami Kurteshi dhe burri i Albulenës, shfaqen sërish në QNR - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Të rrezikshmit’ e VV-së, Sami Kurteshi dhe burri i Albulenës, shfaqen sërish në QNR

    Insajderi
    04 March 2025 - 15:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë parë përsëri në ambientet e Qendrës së Numërimit të Votave.

    Pas presionit që Sami Kurteshi u bëri dje vëzhguesve dhe komisionerëve të partive opozitare, ai është parë edhe sot në Qendrën e Numërimit të Votave (QNR).

    Përveç tij, është parë edhe burri i Albulena Haxhiut, Alban Krasniqi.

    Theksojmë se një përplasje verbale ka ndodhur të hënën, mes anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe një komisioneri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me vlefshmërinë e një vote të prerë poshtë gjatë numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë.

    Ndërkohë, po vazhdon numërimi i votave në Qendrën e Numërimit të Votave.

    “Aktualisht janë duke u numëruar 10 kutitë e fundit të votave të diasporës, të cilat pritet të përfundojnë deri në orën 16:00” .

    Sot ka filluar numërimi i 22 kutive të votave me kusht.

    Pas tyre do të vazhdojë numërimi i votave të personave me aftësi të veçanta.

    /Insajderi


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark