Anxhela Peristeri në një konferencë për media para festivalit Eurovision bëri simbolin e shqiponjës me duar.
Ky veprim ka nxitur reagimin e mediave serbe, të cilat veprimin e këngëtares e kanë quajtur skandal dhe provokim.
Gazeta serbe “Novosti” i ka dedikuar një artikull këngëtares duke reaguar ashpër ndaj këtij veprimi.
“Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve”, ishte titulli i mediumit serb.
E këtyre lajmeve u ka reaguar ashpër Ardit Gjebrea, i cili ka publikuar një fotografi nga artikulli duke i quajtur të sëmurë mendorë.
“Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”, ka shkruar Gjebrea.
Ndryshe Shqipëria interpreton sonte e 11 me radhë në natën e dytë gjysmëfinale.
Finalja mbahet me 22 maj në Rotterdam të Holandës.