×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Të shkarkuarën e Kurtit e Osmanit, presidenti i Shqipërisë e dekreton në krye të Shërbimit Informativ

    Insajderi
    03 April 2023 - 17:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në mars të këtij viti kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kishte propozuar presidentit, Bajram Begaj që në krye të Shërbimit Informativ të Shtetit të emëronte, Vlora Hysenin.

    Një propozim i tillë në Kosovë kishte bërë shumë bujë pasi Hyseni muaj  më parë, me vendim të presidentes, Vjosa Osmani dhe kryeministrit, Albin Kurti ishte shkarkuar nga pozita e zëvendësdrejtores së Agjencisë së Kosovës së Inteligjencë.

    Ndërkaq, sot presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi Vlora Hysenin si drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark