Zëdhënësi i Policisë Rajonale në Pejë, Xhevat Ibraj ka treguar se incidenti ka ndodhur në rrugën përballë parkut të qytetit. Ai ka thënë se ende nuk dihen motivet e këtij rasti.
Bëhet e ditur se njëri nga të plagosurit është shtetas i Shqipërisë, shkruan Express.
“Një përleshje armatosur ka ndodhur sonte në Pejë, ku sipas të dhënave të para dy persona janë plagosur. Ata janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Ibraj.
Ai ka treguar se shkaqet e këtij incidenti nuk dihen ende.
“Policia janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke bërë hetimet”, ka thënë ai.
Kurse, Skender Dreshaj, drejtor i Spitalit Rajonal në Pejë, konfirmon se një person i plagosur shtetas i Shqipërisë ka arrritur në spital.
“Ai po reanimohet dhe do të përcjellet për QKUK në Prishtinë. Presim edhe ta sjellin edhe të lënduarin e dytë”, tha Dreshaj.