Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë, arrestohet një person në Junik

Insajderi
19 September 2026 - 10:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë, arrestohet një person në Junik
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person në Junik, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Luan Haradinaj”, ku Policia është njoftuar për të shtëna me armë. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndaluar të dyshuarin.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e tipit TT, një karikator, 52 fishekë dhe tetë gëzhoja.

“I dyshuari ёshtё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit nё prezencёn e avokatit mbrojtёs, me urdhёr tё prokurorit tё shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt”, thotë Policia e Pejës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark