Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë në aheng familjar në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Insajderi
21 June 2026 - 09:27
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë në aheng familjar në Gjakovë, arrestohet i dyshuari
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është arrestuar në fshatin Demjan të Gjakovës, nën dyshimin se ka shtënë me armë gjatë një ahengu familjar.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 20 qershor 2026, rreth orës 22:00.

Gjatë intervistimit në polici, i dyshuari ka pranuar se kishte shtënë me një armë me gaz, të cilën më pas e ka dorëzuar në polici.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Fsh. Demjan, Gjakovë 20.06.2026 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. I dyshuari gjatë intervistimit ka pranuar se ka shtënë me armë me gaz të cilën e ka dorëzuar në polici. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark