Insajderi
Botë

Të shtëna me armë në Filadelfia, dy të vdekur dhe nëntë të plagosur

Insajderi
27 May 2025 - 10:04
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë në Filadelfia, dy të vdekur dhe nëntë të plagosur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Dy persona u vranë dhe nëntë të tjerë, përfshirë tre adoleshentë, u plagosën në një të shtënë me armë në Fairmount Park, Filadelfia , tha policia të hënën.

Policia deklaroi se mbrëmë, Dita e Përkujtimit, rreth orës 22:30 një tubim i madh po zhvillohej në Fairmount Park kur u qëlluan të shtëna .

Siç shpjegoi Inspektori i Policisë së Filadelfias, Kevin Bethell, një total prej 11 personash, përfshirë tre adoleshentë të moshës 15, 16 dhe 17 vjeç, u goditën nga plumbat. Një burrë dhe një grua u vranë, ndërsa nëntë të plagosurit janë në gjendje të qëndrueshme.

“Për momentin nuk kemi gjetur asnjë armë”, shtoi Bethel, ndërsa shpjegoi se nuk janë bërë arrestime.

Të shtënat në Filadelfia vijnë vetëm një ditë pasi një tjetër incident me të shtëna masive ndodhi në Little River, Karolina e Jugut, një qytet i vogël plazhi rreth 20 milje në verilindje të Myrtle Beach.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark