Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë në Klinë, arrestohen dy persona

Insajderi
23 March 2025 - 14:32
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë në Klinë, arrestohen dy persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Të shtëna me armë janë dëgjuar sot në në fshatin Dollc të Klinës.

Si pasojë, janë arrestuar dy persona tek të cilët policia ka konfiskuar disa armë.

Zëdhënësi i  Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi tha për Insajderin se në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ra rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave.

Ai theksoi se gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit AK 47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës.

“Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, njëri për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve” dhe i dyshuari tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve”, tha ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark