Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, lëndohen tre persona

Insajderi
26 September 2026 - 12:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë në magjistralen Prishtinë–Ferizaj, lëndohen tre persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka konfirmuar se tre persona janë lënduar sot në orët e para të mëngjesit, pas të shtënave me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj.

Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Prishtinës tha se të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Pllana.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa njësitet relevante, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark