Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë në një aheng në Pejë, arrestohen tre persona

Insajderi
24 July 2025 - 10:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë në një aheng në Pejë, arrestohen tre persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë, mbrëmë është raportuar se në një aheng ka të shtëna me armë.

Kështu ka njoftuar Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor në Pejë, ku thuhet se rasti është raportuar rreth orës 23:20.

“Policia menjëherë i është përgjigjur rastit dhe ka kryer shikimin e vendit të ngjarjes, ku është kontaktuar personi i dyshuar, nga i cili janë sekuestruar: një (1) armë pistoletë, një (1) karikator i armës, njëzet e dy (22) fishekë dhe një (1) gëzhojë”, ka thënë Policia.

Sipas njoftimit, tre persona janë arrestuar në këtë rast dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, janë liruar në procedurë të rregullt.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark