Insajderi
Botë

Të shtëna me armë në një bashki në Çeki, një i vdekur dhe katër të plagosur

Insajderi
19 January 2026 - 13:20
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë në një bashki në Çeki, një i vdekur dhe katër të plagosur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident i armatosur ka ndodhur në një bashki lokale në Republikën Çeke, ku një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën, njoftojnë autoritetet çeke.

Sipas policisë, të shtënat ndodhën në bashkinë e qytetit të vogël Chřibská, në pjesën veriore të vendit, raporton AP.

Një grua u vra, ndërsa të paktën katër persona të tjerë u plagosën, përfshirë edhe një oficer policie.

Forcat e rendit reaguan menjëherë në vendngjarje dhe sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia.

Autoritetet konfirmuan se situata është vënë nën kontroll dhe se nuk ka më rrezik për qytetarët.

Motivet e sulmit mbeten ende të paqarta, ndërsa hetimet po vazhdojnë. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark