Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë në Prishtinë, lëndohen tre persona

Insajderi
31 January 2026 - 17:18
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë në Prishtinë, lëndohen tre persona
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pasditen e së shtunës është raportuar për të shtëna me armë zjarri në lagjen Vranjevc të Prishtinës, konkretisht në rrugën “Fahri Fazliu”.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës, e cila ka reaguar menjëherë pas marrjes së njoftimit.

Sipas zëdhënësit të Policisë për Rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, rreth orës 15:30 njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën.

Megjithëse janë raportuar të shtëna, autoritetet bëjnë të ditur se tre persona kanë pësuar lëndime që nuk janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti po hetohet për të sqaruar rrethanat e plota të incidentit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark