×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Të shtëna me armë në Prishtinë, një person dërgohet me urgjencë në spital

    Insajderi
    17 May 2023 - 14:28

    Një person ka pësuar lëndime si pasojë e goditjes me armë zjarri në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë.

    Rastin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 12:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

    Sipas Ahmetit, i dyshuari për kryerjen e veprës penale është identifikuar dhe është arrestuar. /Gazeta Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 February 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark