Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, një person është lënduar

Insajderi
29 November 2025 - 20:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë zjarri në Fushë Kosovë, një person është lënduar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person është lënduar pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur se njësitet policore dolën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat e incidentit.

“Rreth orës 16:00  kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në rrugën Dardania në Fushë Kosovë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nga ku  raportohet për një person të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Ahmeti. 


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark