Insajderi
Lajme

Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person

Insajderi
25 July 2026 - 09:00
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë zjarri në Lipjan, plagoset një person
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një person ka mbetur i lënduar si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Brus të Lipjanit, mbrëmjen e 24 korrikut 2026, rreth orës 19:28.

Viktima dyshohet se është qëlluar me armë zjarri pas një mosmarrëveshjeje me të dyshuarin, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhet në arrati.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor dhe, pas marrjes së ndihmës, është liruar për në shtëpi.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Për rastin është njoftuar dhe konsultuar prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark