Insajderi
Botë

Të shtëna me armë përpara konsullatës izraelite në Stamboll, një efektiv i plagosur

Insajderi
07 April 2026 - 11:53
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të shtëna me armë përpara konsullatës izraelite në Stamboll, një efektiv i plagosur
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një incident është raportuar pranë konsullatës izraelite në lagjen Beshiktash në Stamboll, duke shkaktuar alarm në zonë.

Sipas raportimeve fillestare, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të godinës diplomatike. TGRT raporton se një efektiv policie ka mbetur i plagosur gjatë incidentit.

Forcat e sigurisë kanë rrethuar menjëherë zonën përreth konsullatës, duke vendosur një perimetër sigurie dhe duke kufizuar lëvizjet.

Ende nuk ka detaje të konfirmuara mbi autorët apo motivet e sulmit, ndërsa autoritetet turke pritet të japin informacione të mëtejshme në vijim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark