Në Kosovë vazhdon të ketë grupe njerëzish të margjinalizuar nga shoqëria, andaj duhet ndërmarrë hapa konkretë në rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën shoqërore. Kështu u tha sot në një tryezë të organizuar nga USAID, ku theks i veçante iu kushtua barazisë gjinore, të drejtave të gruas në pronë dhe komunitetit LGBT.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, ka ngritur shqetësimin e tij se femrat në Kosovë vazhdojnë të mos kenë të drejtën e trashëgimisë në prona dhe ka folur edhe për vështirësitë që disa komunitete kanë gjatë zgjedhjeve në Kosovë.
Ai ftoi që të bëhet më shumë sidomos në rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit LGBT dhe të gruas në jetën publike.
“Në vitin 2014 por edhe në zgjedhjet e viteve të kaluara të cilat kanë qenë të monitoruara nga USAIDI, është parë se ka pasur disa pengesa në qendrat e votimit dhe në bazë të atyre rekomandimeve ne i kemi hartuar edhe politikat e hartimit dhe po ashtu mënyra që të përmirësohet e drejta për të votuar grupet e margjinalizuara,” ka thënë ai.
Në anën tjetër, Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka pranuar se vetëm krijimi i bazës ligjore nuk mund të ndihmojnë grupet e margjinalizuara.
“Duhet të punohet edhe më shumë në lidhje me ngritjen dhe vetëdijesimi e kësaj kategorie se probleme nuk mund të zgjidhen vetëm me anë të legjislacionit, por edhe nëpër shkolla, konferenca e vende të tilla të ndryshme tha ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi.
Në tryezë ndër të tjerësh mori pjesë edhe Nehat Idrizi, i cili dje u zgjodh si Kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës./Insajderi