×
  • Lajme
  • Lajme

    Të rritet pjesëmarrja e grave dhe komunitetit LGBT në jetën shoqërore

    Insajderi
    11 February 2016 - 11:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Kosovë vazhdon të ketë grupe njerëzish të margjinalizuar nga shoqëria, andaj duhet ndërmarrë hapa konkretë në rritjen e pjesëmarrjes së tyre në jetën shoqërore. Kështu u tha sot në një tryezë të organizuar nga USAID, ku theks i veçante iu kushtua barazisë gjinore, të drejtave të gruas në pronë dhe komunitetit LGBT.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delaëie, ka ngritur shqetësimin e tij se femrat në Kosovë vazhdojnë të mos kenë të drejtën e trashëgimisë në prona dhe ka folur edhe për vështirësitë që disa komunitete kanë gjatë zgjedhjeve në Kosovë.

    Ai ftoi që të bëhet më shumë sidomos në rritjen e pjesëmarrjes së komunitetit LGBT dhe të gruas në jetën publike.

    “Në vitin 2014 por edhe në zgjedhjet e viteve të kaluara të cilat kanë qenë të monitoruara nga USAIDI, është parë se ka pasur disa  pengesa në qendrat e votimit dhe në bazë të atyre rekomandimeve ne i kemi hartuar edhe politikat e hartimit dhe po ashtu mënyra që të përmirësohet e drejta për të votuar grupet e margjinalizuara,” ka thënë ai.

    Në anën tjetër, Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi, ka pranuar se vetëm krijimi i bazës ligjore nuk mund të ndihmojnë grupet e margjinalizuara.

    “Duhet të punohet edhe më shumë në lidhje me ngritjen dhe vetëdijesimi e kësaj kategorie se probleme nuk mund të zgjidhen vetëm me anë të legjislacionit, por edhe nëpër shkolla, konferenca e vende të tilla të ndryshme  tha  ministri i drejtësisë Hajredin Kuçi.

    Në tryezë ndër të tjerësh mori pjesë edhe Nehat Idrizi, i cili dje u zgjodh si Kryesues i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës./Insajderi

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark