Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Ramush Haradinaj, ka ftuar të gjithë shqiptarët që ndodhen në Evropën Perëndimore që të marrin pjesë në protestën e radhës për lirimin pa kusht të Haradinajt.
“Këshilli për organizimin e protestës për lirimin e Haradinajt fton të gjitha strukturat e organizatave politike, shoqatave, klubeve dhe formave tjera të organizuara të shqiptarëve në Evropën Perëndimore që të bashkuar të kërkojmë që autoritetet e drejtësisë franceze dhe të shteteve tjera mos veprojnë sipas urdhrave politik të regjimit të Beogradit”, thuhet në komunikatën e dërguar për media.
Protesta do të mbahet të shtunën në orën 14:00, në adresën “9 Avenue Raymond Poincare, 6800 Colmar – Francë”.
Kjo është hera e dytë që shqiptarët në Francë organizojnë protestë për lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ai u arrestua me 4 janar nga autoritet franceze, nga një urdhër arrest të lëshuar nga Serbia. /Insajderi.com