Insajderi
Lajme

Të therurit me thikë jashtë rrezikut për jetë, detaje të reja për rastin tragjik të djeshëm në Ferizaj

Insajderi
12 November 2024 - 17:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Të therurit me thikë jashtë rrezikut për jetë, detaje të reja për rastin tragjik të djeshëm në Ferizaj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kryetari i LPB-së, Jeton Emini, ka thënë se katër të lënduarit si pasojë e therjes me thikë nga një person i moshës përreth 60-vjeçare në Ferizaj janë jashtë rrezikut për jetë.

Emini me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka njoftuar se bashkë me kryetarin e PDAK’së, Qazim Rrahmanin dhe nënkryetarin e Ferizajt Danush Ademin kanë takuar zëvendëskomandantin e Policisë për rajonin e Ferizajt, Ismet Dervishin, për të diskutuar për këtë çështje, shkruan Insajderi.

Në njoftimin e takimit, Emini njofton se dy nga vajzat e mitura janë pjesë e komunitetit ashkali. Tutje tregon se të gjithë të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë.

Njoftimi i plotë:

Kryetari i PDAK-së z.Qazim Rrahmani,

kryetari i LPB-së z.Jeton Emini si dhe nënkryetari i komnuës së Ferizajt z.Danush Ademi kanë takuar sot komandatin e Policisë në rajonin e Ferizajt z.Ismet Dervishi me të cilin diskutuan për rastin e ditës së djeshme ku u plagosen 4 persona me thikë.

PDAK-LPB denon ashpër ngjarrjen e djeshme ku plagosen 4 persona me thikë që ndodhen një pas një në qytetin e Ferizajt.

PDAK-LPB përgëzon reagimin e shpejtë duke e arestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se në tri lokacione të ndryshme në Ferizaj kishte sulmuar (therur me mjet të mprehtë –thikë) dy femra kosovare dhe dy meshkuj, njëri shtetas i Shqipërisë dhe tjetri shtetas kosovar.

Pra, 2 vajzat e mitura janë me perkatesi nga komuniteti Ashkanli, njeri nga personat është me perkatesi etnike Egjiptiane si dhe tjetri me perkatesi Rome.

Të 4 plagosurit kanë pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Ferizajt , ku 3 prej tyre janë dërguar në QKUK në Prishtinë dhe se dy prej tyre momentalisht gjenden në kujdesin intenziv.

Të plagosurit janë vizituar edhe nga përfaqësuesit e komunitetit dhe sipas informatave , gjëndja e tyre është duke u stabilizuar gradualisht dhe janë jashtë rrezikut për jetë.

PDAK-LPB kërkon nga organet e rendit që ta trajtojnë rastin e djeshem me prioritet të lartë dhe t’i zbardhin rrethanat e sulmit.

Komandanti z.Ismet Dervishi ofroj përkrahjen e plotë për të plagosurit, duke na siguruar që rasti në fjalë do të trajtohet me profesionalizëm të lartë.

Komuniteti duhet të ndihet i sigurt dhe të vazhdoj bashkëjetesen dhe intergrimin e tyre në shoqërin kosovare, për të jetuar të barabartë dhe me të drejta të plota si të gjithë të tjerët.

Në emer të komunitetit falenderojmë për solidarizimin e të gjithë qytetarëve dhe institucionet lokale e qendrore lidhur me incidentin e djeshem.

Lideret e komunitetit urojnë që të plagosurit të shërhohen sa më shpejtë dhe tu kthehen familjarëve të tyre. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark