Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni, në një intervistë për Gazetën Insajderi ka kritikuar kryetarin e kësaj partie pasi tha se po bëhet një diferencim nga e kaluara e LDK-së.
Hyseni si anëtar i hershëm i LDK-së ka përcjellur zhvillimet në këtë parti. Ai e qujati monstruoze qasjën “të vjetrit e të rinjët” duke thënë se nuk ka pse të turpërohet nga e kaluara.
“E shof në veçanti të rrezikshme njëfarë rrymë në LDK-në aktuale e cila duket se parapëlqen një tip diferencimi nga e kaluara e LDK-së dhe “të vjetrit” e LDK-së. Kjo është monstruoze, nëse është ashtu?!Është gabim strategjik, nëse LDK përqafon një qasje dhe qëndrim absurd se gjoja njëri apo tjetëri nga udhëheqja e kaluar e LDK- së e paska sjellur LDK-në në “nivel të AAK-së”. Para se të nxjerrin nonsense të tilla nga goja, shume nga udhëheqësit e “rinjë” të LDK-së do bënin mirë të shikohen në pasqyrë”, tha Hyseni.
Ai foli edhe për Qeverinë Kurti të cilën e quajti katastrofale, ndërsa tha se dialogu është duke shkuar në favor të Serbisë.
“Dialogu nuk është duke shkuar mirë. Kjo Qeveri e ka degraduar në dialog teknik, e që në thelb është interes dhe strategji serbe më qëllim ruajtjen e staus-quosë“, tha ai.
Ish-kryediplomati është pyetur edhe për liberalizimin e vizave ai tha se pret që të ndodh brenda këtij viti.
Intervista e plotë:
Gazeta Insajderi: Si e vlerësoni se është duke shkuar diaolgu Kosovë-Serbi, a pritet marrëveshje së shpejti sipas jush?
Skender Hyseni: Dialogu nuk është duke shkuar mirë. Një pozicion shumë premtues që e kishim instaluar në vitin 2020 në dialogun e lehtësuar nga BE, që kishte si kornizë bazë: “ do te ketë marrëveshje për çështje të pjesëshme, vetëm me kushtin që të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse”, kjo Qeveri e ka degraduar në dialog teknik, e që në thelb është interes dhe strategji serbe me qëllim ruajtjen e staus-quosë.
Gazeta Insajderi: Kohëve të fundit është diskutuar për një draft franko-gjermane, cili është mendimi juaj a keni dëgjuar për këtë?
Skender Hyseni: Po, jam në dijeni për raportimet e shumta rreth disa propozimeve që vijnë nga qaret ndëkombëtare, dashamirëse të Kosovës patjetër. Rekomandimet dhe sygjerimet nga partnerët strategjik të Kosovës duhet të mirren dhe të trajtohen me seriozitetin më të madh të mundshëm, sepse i gjithë ky angazhim ka për synim parësor ruajtjen e stabilitetit rajonal duke adresuar disa nga ato që ata mendojnë se janë vatra të mundshme krizash. Poashtu duhet theksuar se propozime të tilla vijnë edhe në mungesë kreativiteti, përkatësisht në mungesë nismash nga vet Qeveria e Kosovës, e cila po sillet me indifference dhe papërgjegjësi në raport me dialogun.
Gazeta Insajderi: Ndërsa si i shihni procesin e liberalizimit të vizave, a besoni se do të përmbyllet deri në fund të vitit?
Skender Hyseni: Unë kam qenë Minister i Brendshëm në vitin 2016. Pra, me 4 maj 2016 në Bruksel, si Minister i Brendshëm jam prit në takim zyrtar nga komisioneri i puneve të brendshme të BE-së Dimitris Avramopoulos, me të cilin bashkarisht, në një konference për media kemi shapllur se Kosova kishte përmbushur të gjitha kushtet për liberalizim. Në të njetën konferencë, komisioneri Avramopoulos i pat rekomanduar Komisionit të mirrej vendimi për heqjen e vizave për Kosovën. Natyrisht, duhet theksuar se krahas rekomandimit, kërkohej edhe pritej që Kuvendi i Kosovës do ta ratifikonte marrëveshjen e demarakacionit të kufirit me Malin e Zi. Për fat të keq, kjo nuk ndodhi si pasojë e kundërshtimit të egër nga deputetët e VV-së, në rend të parë por edhe të disa grupeve tjera në Kuvend. Në vend të ratifikimit,VV dhe aleatët e tyre gati sa nuk e kallën Kosovën. U lëshua pra, me fajin tonë, rasti unikal që liberalizimi të ndodhte. Tani kemi një situatë tjetër. Bazuar në të gjithë indikatorët, unë besoj fuqishëm se vendimi për liberalizim do mirret deri në fund të këtij viti!
Gazeta Insajderi: Duke qenë se jeni anëtar i hershëm i LDK-së, si e shihni këtë parti në krahasim me vitet e kaluara?
Skender Hyseni: Unë jam LDK, dhe nuk ka asnjë mundësi që të jem diçka tjetër. Në rrafshin veprues politik, LDK sot nuk mund të jetë ajo që ishte vitet e kaluara, sepse me ndryshimin e rrethanave dhe konteksteve ndryshojnë edhe objektivat politik dhe sfidat. LDK është alfa dhe omega e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë së Kosovës.
Gazeta Insajderi: Keni qenë kritikues edhe ndaj kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku pse erdhi deri ky reagim?
Skender Hyseni: Kritkat e mia kanë qenë të fokusuara dhe kanë patur në shënjestër gafe dhe veprime skandaloze të Abdixhikut në disa situata shumë konkrete dhe të izoluara zhvillimesh politike. Vazhdoj të kem të njëjtin mendim për ato gabime të Abdixhikut. E shof në veçanti të rrezikshme njëfarë rrymë në LDK-në aktuale e cila duket se parapëlqen një tip diferencimi nga e kaluara e LDK-së dhe “të vjetrit” e LDK-së. Kjo është monstruoze, nëse është ashtu?! LDK, mbase ështe e vetmja parti politike në Kosovë e cila nuk gjenë asnjë arsye për t’u turpëruar nga e kaluara e saj, sepse ka qenë e kaluar e ndritshme! Njësoj si në ekonomi, histori dhe çdo fushë tjetër, edhe në politikë, ka cikle, cikle politike e zgjedhore, që shpesherë shkojnë përtej punës dhe angazhimit politik të individit apo grupit. Është gabim strategjik, nëse LDK përqafon një qasje dhe qëndrim absurd se gjoja njëri apo tjetëri nga udhëheqja e kaluar e LDK- së e paska sjellur LDK-në në “nivel të AAK-së”. Para se të nxjerrin nonsense të tilla nga goja, shume nga udhëheqësit e “rinjë” të LDK-së do bënin mirë të shikohen në pasqyrë!
Gazeta Insajderi: Si e vlerësoni udhëheqjen e Albin Kurtit, cilat mendoni se janë disa nga dështimet me të mëdha?
Skender Hyseni: Do të përgjigjem shkurt. E vlerësoj katastrofale në çdo fushë!
Gazeta Insajderi: Kryeministri Kurti vazhdimisht ka përsëritur se në Kosovë mund të ketë një luftë, a mendoni se realisht egziston një rrezik i tillë? Si i shihni ju këto deklarata?
Janë deklarime paranojake. Kosova është nën mbrojtjen e NATO-s. Nuk ka asnjë mundësi që në Kosovë do të ketë luftë!
Gazeta Insajderi: Po, për çështjen e targave a mendoni se duhet të tërhiqet Qeveria?
Skender Hyseni: E them me bindje se Qeveria e Kosovës duhet të respektojë kërkesën e Escobar që duket se është kërkesë edhe e gjithë Quintit dhe të shtyjë implementimin e vendimit për targat, duke lënë hapur rrugën për marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila çështjen e targave dhe shumë problemeve tjera i zgjidhë me automatizëm.