Tea bën reagimin publik: Kam qenë e lidhur me Beartin që në Nëntor, por nuk e kam tradhtuar Andin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Tea bën reagimin publik: Kam qenë e lidhur me Beartin që në Nëntor, por nuk e kam tradhtuar Andin

    Insajderi
    01 February 2021 - 09:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Pas fotove të publikuara duke u puthur me Beartin ka reaguar publikisht Tea. Përmes një videoje të gjatë ajo ka treguar gjithë historinë. Ajo që thekson Tea është se nuk e ka tradhëtuar Andin, edhe pse konfirmon që ka qenë në lidhje me Beartin që në Nëntor.

    Sipas fjalëve që thotë, Tea dhe Andi kanë qenë të detyruar për të dalë bashkë nga emisioni, por edhe për këtë nuk ka dhënë sqarime se si ka ndodhur ‘detyrimi’ real.

    “Ne prisnim tna largonin nga emisioni pasi kështu ishin rregullat. Andi ishte në dijeni mirëpo nuk kishte çfarë të thoshte. Të dy nuk dinim se çfarë të bënim, kështu që thjesht ndejtëm dhe pritëm. Pasi njerëzit që ishin larguar kishin përmendur gjyq, gjoba ndaj ne nuk morëm dot kurajo. Dilnim në takime inercie, nuk dinim se çfarë të flisnim me njëri-tjetrin. Produksioni e dinte për ne. Jemi munduar që të jemi korrekt. Por harruam dicka shumë të rëndësishme, ndoshta nga mosha, se si mund të veprosh në situata të tilla. Ndoshta prej të gjendurit vetëm. Harruam që po ju gënjenim juve një popull të tërë. Unë dhe Andi kemi dashur të largohemi shumë më herët, që të dalim jashtë, si dy miq shumë të mirë që jemi. Kjo histori u zghat deri në fund të janarit. Vendosëm të mos ishim pjesë e kësaj loje dhe pse na u sugjerua që të vazhdonim. Nuk po na e mbante më shpirti, unë ndihesha si e burgosur që nuk isha dënuar”, u shpreh Tea.

    Për më tepër ndiqni videon:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark