Pas ndarjes së bujshme nga Bearti, Tea ka konfirmuar se ka nisur një lidhje të re dashurie. Ish-konkurrentja ditë më parë zbuloi se ishte Fatjoni ai që i njoftoi por duke mbajtur të fshehtë identitetin e tij.
“E kam njohur së fundmi prandaj them që jam akoma në njohje. Jemi njohur në një festë ditëlindje rastësisht. Ai nuk e njihte të zotin e ditëlindjes, as unë nuk e njihja ta zotin e ditëlindjes dhe ishim kështu të përjashtuar nga grupi edhe u bashkuam bashkë”, u shpreh Tea një javë më parë.
Ndërkohë e ftuar në emisionin “Shqipëria Live” zbuloi akoma më shumë rreth jetës personale.
E pyetur se çfarë e bezdis më shumë në marrëdhënien me partnerin, Tea tregoi se nuk i pëlqen shumë kjo ideja që meshkujt kanë, e mbrojtjes së një vajze, gjatë një lidhjeje, duke shtuar se i duket si truprojë.
“Marrin përsipër këtë përgjegjësinë e mbrojtjes, për shembull për çdo problem që kam unë, dua të më ndihmojnë. Por më duket sikur jam e paaftë”, tha Tea.