Insajderi
Botë

Teksa zhvillohej takimi Trump-Macron për Ukrainën, vjen deklarimi nga Putin

Insajderi
24 February 2025 - 23:23
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Teksa zhvillohej takimi Trump-Macron për Ukrainën, vjen deklarimi nga Putin
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ndërsa Macron dhe Trump po flisnin nga Shtëpia e Bardhë më herët, televizioni shtetëror rus po transmetonte një intervistë me presidentin Vladimir Putin.

Në të, udhëheqësi rus thotë se ishte gati të punonte me “partnerët e huaj, përfshirë amerikanët” për zhvillimin e rezervave të metaleve të rralla të tokës dhe mineraleve strategjike në pjesët e pushtuara nga Rusia të Ukrainës.

Putin shtoi se vendet evropiane – dhe të tjerët – “kanë të drejtën dhe mund të marrin pjesë” në bisedimet për të zgjidhur luftën në Ukrainë.

Udhëheqësi rus gjithashtu iu referua presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky si një “figurë toksike”, ka raportuar BBC.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark