Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Naim Telaku, përmes një postimi në Facebook e ka kritikuar pushtetin aktual.
Sipas tij ky pushtet e ‘do qytetarin të frikësuar, të nënshtuar e nën kontroll’.
Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve që ta votojnë për të ardhmen e jo për inatet e së shkuarës.
“Asnjë manipulim nuk e ndihmon qytetarin. Ai e di që po jeton në krizë, që mezi e lidh muajin me muaj dhe këtë s’mund ta mjegullojë propaganda. Këtë herë është më e rëndësishme se kurrë, ta kemi të kthjellët vizionin. Të votojmë për të ardhmen e jo për inatet e së shkuarës. Sepse ky pushtet e do qytetarin të frikësuar, të nënshtruar e nën kontroll. Nuk duhet të lodhemi! Nuk duhet të dorëzohemi!