×
  • Lajme
  • Insajderi

    Telashe për mexhë, historia një prone të privatizuar në 2005-ën nga Kryeprokurori që ende nuk është zgjedhur

    Insajderi
    12 June 2022 - 21:39

    Biznesmeni kosovar nga Zvicra, Dukagjin Gërvalla tash e 17 vite po ka telashe për pronën e tij, e cila nga ankandi ishte blerë nga Mehdi Zymberi familjar i kryeprokurorit të Gjilanit, Arben Kadriu. Këta të fundit sipas Gërvalles, mashtrues.

    Historia e tij me tendencën për të investuar në Kosovë nis diku në fund-vit 2004 dhe fillim-vit 2005, kur thotë se u takua me disa njerëz që iu besonte në atë kohë. Donte që të blinte toka në privatizim, për të vazhduar me biznesin e ndërtimit që veçse kishte një përvojë në Zvicër.

    Grupi do të bëhej. Edhe marrëveshjet. Ai do të investonte qindra-mijëra euro për pronat që as pas më shumë se një dekade e gjysmë nuk mund ti gëzojë. Madje nuk mund ti gëzojnë as ata që ai i akuzon që e mashtruan. Janë toka që vazhdojnë të mbesin shkret derisa gjykata si rëndom në Kosovë vazhdon të zvarris proceset e pronave deri në pafundësi.

    “Jam taku me disa shokë që më ka taku në Zvicër, në Gjenevë, që më kanë bërë disa propozime për privatizimin ka qenë 2005 më duket, edhe kemi rënë dakord që me investu dikun deri në 600 mijë euro kam investu për patundshmëri për toka dhe kam rënë dakord me ta, gjë që u realizua por nuk që nuk u realizu për mua deri sot”, u shpreh ai.

    Ai tregoi se sa ka investuar për këto prona.

    “Unë kam ngecur me një fjalë në Komunën e Vitisë, në Ramjan e Kllokot kemi intervistuar si bashkë aksionar me investitorin konkret që kemi qenë 4 fillimisht, për 315 hektarë tokë ku ka qenë diku çmimi ka 340 mijë euro më duket përafërsisht ndërsa në Kllokot kemi investu për 450 mijë përafërsisht euro, diku i kemi marr 23 hektarë tokë”.

    Në rrëfimin e tij të gjatë për InDoks, Gërvalla ka treguar se sipas tij si ka hyrë në këtë histori ai vet, e si është përfshire edhe Arben Kadriu, që më vonë do të ngjitej hapave të karrierës në sistemin prokurorial, deri në pozitën e Kryeprokurorit të Gjilanit.

    “Fjala është për këto dy parcela unë jam i zvarritur prej 2005-ës e kemi blloku se kjo tokë ka qenë e shtetit i kemi blloku 315 hektarë pa asnjë zhvillim janë mbete therra edhe në Kllokot janë 23 hektarë tokë, toka më e mira aty ku është burimi i ujit tek fabrika, te nëna Naile që është krejt qajo pjesë deri pas Banjës së Kllokotit është komplet e bllokume e pa zhvillume duke prit procedurat prej 2005-ës, e kemi zaptu tokën e shtetit pa ndërtu asgjë, shteti i ka shit me i zhvillu sepse ska pasur mundësi vet dhe ka kërku ndihmë nga jashtë nga njerëz që kanë mundësi financiare, fillimisht unë i tregova që i kam mundësitë por pastaj e pashë që këta janë mashtrues dhe e kanë qëllimin me përfitu dhe normal që thash Stop, do të ndahem dhe e kërkova pasurinë time. Për ato para që i kam unë, me u nda me ta”, tha ai në InDoks.

    Gërvalla sqaroi edhe se si i bënë marrëveshjet.

    “Marrëveshjet i kemi me shkrim, kemi bë deklarata por na si shqiptarë që jemi kemi qenë paritot edhe me gojë i kemi bë sepse këta shokët që i kam njoftë unë se si kam njohur kurrë unë Arben Kadriu janë prej Gjenevës, prej Gjeneve mu kanë përgatitur mua e deri këtu, e njohim Mehdi Zymberin është arkitekt por mua ka qenë njeri me perspektiv, por realiteti dul diçka tjetër“, u shpreh ai.

    Gërvalla tregon se si u njoh me Arben Kadriun, kryeprokurorin.

    Fillimisht unë nuk e kam ditur, e kam dite që është mik i Mehdi Zymberi, ky ka qenë dhëndri i tij familjar dhe unë arsyeja pse, kjo është me rëndësi me ditë unë 2004 akoma kam qenë azil politik në Zvicër dhe nuk kam pasur të drejt me lëvizë me pasosh të azilit që e kam pasur, pas 2007 apo 2008 e kam marrë nacionalitetin dhe zviceran, unë nuk mujsha me ardhe se u tutsha nuk ma jepin nacionalitetin dhe për atë jau dhashë besimin edhe ju thashë bëni, kryni krejt punët pa qenë unë prezent dhe këta mi dhanë këta emrat“, deklaroi Gërvalla.

    “Tash miku i Mehdise, dhëndri i tij dmth unë pata besim në bazë të shokëve që i kam thanë janë njerëz të mirë babai i tij ka qenë avokat, Bajram Kadriu – kishe janë njerëz të civilizuar të shkolluar, intelektual dmth unë e besova besimin që cdo gjë është në rregull, por pastaj më dul kjo që po e shohim edhe mas 17 vjete, akoma nuk mujta me përfitu investimin që e kam bë si fillestar”.

    Edhe pse i ka kaluar mbi një dekadë e gjysmë duke pritur për të marrë në pronësi, tokën për të cilën thotë se vece i k paguar paratë. Edhe pse për vite të tëra zvarriten seancat gjyqësore e nuk i jepet rastit vendim final, Dukagjin Gërvalla megjithatë këmbëngul që do të vazhdojë me rrugën ligjore.

    InDoks | E akuzon Kryeprokurorin -Rrëfimi ekskluziv i Dukagjin Gërvallës

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark