Insajderi
Biznes

Telefoni i lirë nga Apple, iPhone SE 2, pritet të kushtoj 399 dollarë

Insajderi
10 February 2020 - 10:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Produktet e Apple në përgjithësi nuk janë të lira, ku modele më të përballueshme si iPhone XR dhe iPhone 11 nuk janë saktësisht ato që shumë do ti konsideronin “të lira”.

Sidoqoftë, iPhone SE 2 i ardhshëm i Apple (i referuar edhe si iPhone 9) mund të futet vërtet në kategorinë e telefonave të lirë.

Kjo është sipas një raporti nga Fast Company i cili pretendon se modeli i ardhshëm i përfolur mund të jetë me çmim prej 399 dollarë.

Ndërsa është ende pak më e shtrenjtë se shumë modele buxhetore, konsiderohet të jetë e lirë për standardet e Apple.
Raporti shton se prodhimi i celularit po shpejtohet dhe mund të planifikohet për një lansim zyrtar në Mars.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark