×
Hulumtime/Analiza / Analiza

Telekomit mund t’i bllokohen sërish llogaritë, shkak borxhi milionësh ndaj ATK-së

Insajderi
15 December 2020 - 11:10
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

Telekomit të Kosovës mund t’i bllokohen sërish llogaritë bankarë, për shkak të detyrimeve që ka ndaj Agjencisë Tatimore të Kosovës.

Borxhi i Telekomit ndaj ATK-së tani për tani është mbi 3 milionë euro, shkruan Gazeta Insajderi.

Këto dy institucione më 30 korrik 2020 kanë lidhur një marrëveshje për shlyerjen e obligimeve me kohëzgjatje për 25 muaj.

“Deri më tani nuk kemi patur vërejtje sepse jemi duke respektuar marrëveshjen e rrjedhimisht nuk ka patur arsye për bllokim llogarish”, ka thënë për Gazetën Insajderin, zëdhënësi i Telekomit, Menduh Abazi.

Se kjo marrëveshje është duke u zbatuar e ka konfirmuar edhe Administrata Tatimore e Kosovës.

“Telekomi i Kosovës është në marrëveshje me ATK-në dhe është duke e respektuar

marrëveshjen në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.

Pavarësisht kësaj, Abazi ka thënë se në të ardhmen e afërt Telekomit mund t’i paraqiten probleme serioze në përballimin e obligimeve që kanë ndaj ATK-së.

“Mirëpo si rezultat i bllokimit të llogarive dhe tërheqjes se mjeteve përmes përmbaruesit privat nga Kompania Dardafon, në të ardhmen e afërt mund të na paraqiten probleme serioze në përballimin e obligimeve të shumta ( të gjitha llojet e tatimeve) ndaj ATK-së dhe kreditoreve tjerë te shumtë”, ka thënë ai, shkruan Gazeta Insajderi.

Abazi, tutje ka thënë se gjendjen në Telekom e ka vështirësuar edhe më tepër – pandemia e shkaktuar nga Koronavirusi – e cila sipas tij ka ndikuar direkt në uljen e të hyrave në këtë institucion.

Administrata Tatimimore e Kosovës edhe në të kaluarën kishte bllokuar llogaritë e Telekomit, por pas marrëveshjeve të arritura të njëjta ishin zhbllokuar./GazetaInsajderi/

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark