Instituti Hidtrometeorolgjik i Kosovës ka njoftuar se në ditët e ardhshme pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të lehta.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi 1-5m/s.
Sipas IHMK-së, nga dita e enjte, e në disa vende edhe të mërkurën, vendi ynë do të ndikohet nga vranësirat e dendura të cilat vijnë nga ana jugperëndimore e kontinentit.
Vranësirat do të jenë të paqëndrueshme dhe vende-vende do të shoqërohen me riga lokale të shiut, të cilat me perioda do të vazhdojnë edhe ditën e premte. Temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të lehta, nga 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7m/s.