Insajderi
Insajderi

Temperaturat e larta ditëve në vijim, IHMK ka një paralajmërim për qytetarët

Insajderi
18 June 2023 - 15:34
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Temperaturat e larta ditëve në vijim, IHMK ka një paralajmërim për qytetarët
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ngritën temperaturat javën e ardhshme, IHMK kërkon që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike mos të ekspozohen në diell.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se pas këtyre ditëve me reshje shiu dhe temperatura nën vlerat e mesatareve, java e ardhshme parashihet të jetë stabile dhe me rreze dielli.

IHMK njofton se kjo situatë meteorologjike vie si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika Veriore.

E hëne– Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen tëlëvizin ndërmjet 24-28 gradë Celsius.

“Gjatë gjithë javës duhet të kemi kujdes që në orët e pikut nga ora 11-17 të mos jemi në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyera dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike( tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj”, njofton IHMK.

Gjithashtu, IHMK shton tutje se, të mërkurën do të fillojë stina e verës astronomike në orën 16:57 min dhe do të zgjasë deri me 23 shtator në orën 8:49 min. Po në këtë ditë, 21.06.2023 do të ndodhë solstici veror, ku do të jetë dita më e gjatë e vitit dhe nata më e shkurtër.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark