×
  • Biznes
  • Biznes

    TempSensor, produkti më i ri për matje të temperatures në distancë

    Insajderi
    12 May 2021 - 21:22

    TempSensor, produkti më i ri për matje të temperatures në distancë. Risi teknologjike e vlerësuar globalisht, duke përmbushur kriteret më të larta mjekësore.

    Së fundmi inxhinieri dhe drejtori ekzekutiv i ILLCON, Inc. Ilirjan Biblekaj i cili posedon disa patenta për shpikje dhe disa kompani të industrive të ndryshme me shtrirje globale dhe partneritet të ngushtë me korporata globale si Apple, Inc. dhe Facebook, Inc. së bashku me bashkëthemeluesen e korporates znjsh. Vesa Morina kanë bërë të ditur që së shpejti do lansohet në treg një sensor digjital për matjen e temperatures në distancë dhe me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë i cili i bartë të dhënat në telefonin tuaj.

    Sipas bashkëthemelueses dhe ekspertes të shkencave kompjuterike dhe teknologjisë znjsh. Vesa Morina sensori është krijuar në formë të tillë që përdoruesit përmes distances t’i ofrojë siguri si nga ana personale shëndetësore po ashtu dhe nga ana e saktësisë dhe shpejtësisë së matjes së temperatures.

    Sensori ka madhësi jashtëzakonisht të vogël, që i mundëson përdoruesit ta mbajë me vete apo ta vendosi në vende të ndryshme sipas dëshirës, po ashtu aplikacioni ku barten të dhënat mund të shkarkohet në çdo pajisje dhe është falas të shkarkohet, por më e bukura është që sensori do ketë çmim shumë të ulët dhe të arsyeshëm për çdo person që dëshiron ta blejë.

    Përdorshmëria e tij paraqet fushë të gjerë, duke filluar nga nënat që hasin në probleme të mëdha duke i matur temperaturën fëmijëve të tyre me termometra klasik, deri tek institutet e shëndetësisë, institutet e arsimit, airoportet, bizneset e kategorive të ndryshme etj. Për më shumë informata mund të shikoni në website-n zyrtare të korporatës ILLCON, Inc. https://www.illcon.com/ , ose në website-n zyrtarë të kompanisë TempSensor https://www.tempsensor.org/ .

    Shpresojmë që Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria e Kosovës të pakten tani të ofrojnë përkrahje për dyshen Kosovare që po na krenojnë me shpikje të tilla, sepse një shpikje e tillë është vlerësuar maksimalisht dhe ka përmbushur të gjitha kriteret mjekësore për liçensim global dhe e gjitha kjo është arritur nga Kosova, që përveq kësaj dhe fabrikat për prodhimin dhe paketimin e pajisjes po planifikohen të hapen në Kosovë. Një paisje e tillë do të ketë impakt të madhë në botë e sidomos tani gjatë kohes së pandemisë./Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark