Tendencë për vjedhje të rëndë në Graqanicë: Hajnat ikin pasi shohin rojen - Insajderi
×
Aktuale

Tendencë për vjedhje të rëndë në Graqanicë: Hajnat ikin pasi shohin rojen

Insajderi
20 January 2022 - 10:28
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Tre persona të panjohur me veturë, kanë tentuar të kryejnë vjedhje në Graqanicë, por pasi kanë vërejtur rojën kanë ikur në drejtim të panjohur.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitet patrulluese më vonë kanë gjetur të braktisur veturën e dyshuar. Rasti është duke u hetuar.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se tre persona të panjohur me veturë, kanë tentuar të kryejnë vjedhje, por pasi kanë vërejtur rojën kanë ikur në drejtim të panjohur. Njësitet patrulluese më vonë kanë gjetur të braktisur veturën e dyshuar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse policore. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e policisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark