×
  • Lajme
  • Hulumtime
  • Hulumtime/Analiza / Hulumtime

    Tenderi 7 milionësh i SHSKUK-së për kompaninë “Laguna”, ngritën dyshime për shkelje të ligjit

    Insajderi
    21 March 2024 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka shpallur fitues të tenderit për pastrim, në vlerë prej afro 7 milionë euro, kompaninë “Laguna”. Ndërsa katër kompanitë tjera që ishin në garë u eliminuan. Kompania ofertuese “Aroma SH.P.K. ka hedhur dyshime për keqpërdorime. Ndërsa nga kompania “Laguna” i thanë Insajderit se kanë përmbushur të gjitha kriteret për të qenë fitues.

    Gazeta Insajderi

    SHSKUK, para gjashtë ditëve (15.03.2024), ka dhënë njoftimin për tenderin “Pastrimi i Hapësira të brendshme, të Objekteve në QKUK-së’’.

    Kontrata prej afro 7 milionë euro iu dha kompanisë që ka përfituar vazhdimisht tenderë nga SHSKUK, “Laguna”.

    Në garë për këtë kontratë ishin edhe katër kompani tjera.

    Një nga kompanitë ofertuese “Aroma Plus SH.P.K”, siç mëson Insajderi pas publikimit të njoftimit se kompania fituese është “Laguna”, ka bërë kërkesë për rishqyrtim.

    Ankesa e “Aroma Plus SH.P.K” ndaj

    Kompania ofertuese për tenderin 7 milionësh “Aroma Plus”, është ankuar për Qendrën Klinike Universitare.

    Sipas kompanisë në ketë tender ka pasur shkelje të ligjit dhe se është shpërblyer me kontratë kompania e papërgjegjshme.

    Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Insajderi theksohet se kompania fituese ka dorëzuar vërtetimin e ATK-së me afat të skaduar dhe se pavarësisht kësaj, SHSKUK e ka pranuar si të mirëqenë.

    Ne dyshojmë se vërtetimi në fjalë është i papranueshme sepse nuk ka as vlefshmëri për arsye se i ka kaluar me datë. 10.01.2024 vlefshmëria prej 90 ditëve kurse hapja e ofertave është bërë me 27.02.2024 dhe AK- komisioni i vlerësimit e ka pranuar si dokument valid duke e rekomanduar për kontratë “Laguna shpk. Vërtetimi tatimor i datës 10.10.2023 është me validitet të skaduar prandaj AK nuk është dashur ta rekomandoj për kontratë OE në fjalë por është dashur ta refuzoj ofertën si të papërgjegjshme dhe njëkohësisht te kërkoj nga OSHP që i njëjti të futet në listen e zezë për shkak të mashtrimit ndaj AK. ( provë vërtetimi I ATK- së i dates 10.10.2023 dhe konfirmimi nga ATK- së ata nuk lëshojnë qarkullim specifik për pastrim“, thuhet në ankesë.

    “Laguna” thotë se i përmbush kriterët

    Rreth ankesave për keqpërdorime në këtë tender Gazeta Insajderi ka pyetur edhe kompaninë fituese “Laguna”.

    Por, sipas tyre ata qëndrojnë në rregull me pjesën e dokumentacionit.

    Dokumentin për të cilin po referoheni nuk është kërkuar në dosjen e fundit e tenderit Kompania jonë ka dorzuar deklaratat tatimore vjetore për vitet 2020,2021,2022 të cilat e mbulojnë kriterin e dosjes së tenderit dhe vërtetimi tatimor është dokument shtesë i cili është ekuivalent me deklaratat tatimore vjetore 2020, 2021 dhe 2022. Do të thot se vërtetimi tatimor edhe po mos të ishte dorëzuar fare prap do të ishim si kompani e përgjegjshme pasi që qarkullimi financiar është mbuluar me deklaratat tatimore vjetore 2020, 2021 dhe 2022. Vërtetimi Tatimor e pasqyron qarkullimin ashtu siç e përcaktojnë edhe deklaratat tatimore vjetore dhe është dokument i ndarë nga deklaratat që nuk ka të bëjë asgjë vlefshmëria e vërtetimit“, thuhet në përgjigjen e kompanisë.

    Lidhur me ketë tender edhe shoqëria civile kishte ngritur alarmin.

    Gazeta Insajderi ka provuar të kontaktojë edhe me SHSKUK-në por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

    “Laguna” triumfoj ndër vite në tenderët e SHSKUK-së

    Kompania “Laguna” i ka përfituar miliona euro ndër vite për pastrimin e hapësirave në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Në vitin 2013 kjo kompani kishte nënshkruar kontratë tre vjeçare për pastrimin e hapësirave të QKUK-së, në vlerë mbi 3 milionë euro.

    E njëjta kompani kishte fituar sërish pas tre vjetësh me kontratë 3 milionë e 956 mijë euro.

    Ndërsa në vitin 2020 ka nënshkruar dy kontrata me SHSKUK-në. Në muajin shkurt nënshkroi një kontratë emergjente për 3 muaj shërbim në vlerë mbi 725 mijë euro.

    Po atë vit kishte fituar tenderin tjetër me vlerë prej hiç më pak se 4.8 milionë euro./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark