×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Tensione mes LDK’së e PDK’së- Nuk ia votuan këmbimin e pronave, Rama shkarkon drejtorin e PDK’së

    Insajderi
    02 February 2024 - 15:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    LDK’ja dhe PDK’ja në komunën e Prishtinës, janë duke pasur tensione mes vete. Pasi kjo e fundit doli kundër votimit për këmbimin e pronave, LDK’ja sot ia shkarkoi drejtorin PDK’së.

    Kryetari Përparim Rama, sot mori vendimin për shkarkimin e Drejtorit të Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, i cili vinte nga Partia Demokratike e Kosovës.

    Arsyeja e shkarkimit sipas Ramës është mosmenaxhimi i mbeturinave, i cili ka thënë se është gjendje alarmante.

    Të gjithë jemi dëshmitarë të gjendjes aktuale alarmante në Kryeqytet lidhur me menaxhimin e mbeturinave. Si Kryetar i Kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar. Andaj, sot, kam marrë VENDIM për të liruar nga detyra Drejtorin e Shërbimeve Publike”, ka njoftuar Rama.

    Kujtojmë se, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Prishtinë ka qenë kundër këtyre këmbimeve të pronave, duke mos u pajtuar me partnerin e koalicionit Përparim Ramën të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Poashtu, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka anuluar vendimin për konfirmimin e ligjshmërisë së vendimit të Komunës së Prishtinës për këmbim të pronës komunale me pronën private.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark