Insajderi
Lajme

Tensione në Hagë, komandant Tara e kushtëzon dëshminë me korrigjimin e një dokumenti që pretendon se e cilëson tradhtar atë

Insajderi
24 February 2025 - 11:16
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tensione në Hagë, komandant Tara e kushtëzon dëshminë me korrigjimin e një dokumenti që pretendon se e cilëson tradhtar atë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ismet Tara, ish-komandant në zonën e Rahovecit, i njohur edhe me nofkën si ‘komandant Hoxha‘, ka filluar dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës për rastin e ish-krerëve të UÇK’së.

Ai ka kërkuar që ta shfaqë një dokument, që sipas tij ka nevojë për korrigjime sepse dëmton imazhin e tij.

“Vetëm pak se duhet një sqarim për gjykatësin. Sepse në pyetjet e mia më 2019-ën, përkthimet e mia kanë qenë shumë konfuze, që unë së bashku me prokuroren time i kam përmirësuar, kam kërkuar në anglisht drejtpërsëdrejti prej përkthyeses sime të përkthehen që nuk janë përputhur fare me gjuhën shqipe të përkthimit në ato intervistat e mia. Mos ma bëni prapë njësoj sikurse më 2019-ën, jam në gjendje hiç pa punën e prokurorit t’i përgjigjem drejtpërdrejt. Unë e kam thënë vetëm të vërtetën dhe dua ta them vetëm atë“, ka deklaruar ndër të tjera ai.

“Unë kam një kërkesë prej gjyqtarit para se të dal këtu. Dëshiroj prej gjyqtarit të më paraqitet dokumentin në të cilin unë kam ngritur dyshimet e mia në lidhur me intervistimet e mia. Përndryshe prej këtij momenti unë nuk… Unë prej këtij momenti, nëse ai dokument ka ngrit shqetësimin tim, ka rrezikuar jetën time dhe 10 familjarëve të mi dhe mu në atë dokument jam përshkruar si tradhtar i UÇK-së dhe të gjithë popullate. Prej këtij momenti më nuk flas asgjë. Unë asnjë përgjigje nuk do të japë“, ka thënë ndër të tjera ai. /Insajderi.org/


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark