Sonte përpara xhamisë së fshatit Halabak të Podujevës janë krijuar tensione të cilat kanë detyruar Policinë e Kosovës që të intervenoj.
Burime të Gazetës Insajderi kanë treguar se konflikti ka filluar tash e disa muajve në mes dy hoxhallarëve për pozitën e imamit në këtë xhami.
“Në xhaminë në Halabak tash e disa muaj është nje konflikt që vazhdon mes dy pretendenteve për imam. I pari, Fidan Musli në parim është i pranuar nga BIK në Podujevë të jetë imam, por për shkak se ka pretendime nga nje imam tjeter ai përkohësisht është terhequr” kanë thënë burime të Insajderit.
Këto burime bëjnë me dije se pretendenti tjeter është i shkolluari për imam, Hyzri Murseli.
“I dyti ka tentuar që me përkrahesit e tij të hyjë në xhami për ti kryer ritualet fetare ai udhëheqësi i tyre, dhe ka hasur ne mosmarrveshje me përkrahesit e të parit”, kanë thënë burimet.
Imami Fidan Musliu është vëllai i imamit me famë në Prishtinë, Fadil Musliu.
Në muajin janar banorët e fshatit Halabak të Podujevës ishin të pakënaqur me imamin Fidan Musliu, të përzgjedhur nga Bashkësia Islame e Kosovës.
Banorët ishin rreshtuar para xhamisë së fshatit për tu sigurohen që të parandalojnë ardhjen e imamit të ri në fshatin Halabak të Podujevës.