Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar në Bruksel me Komandanti Gjeneral Major Ristuccia.
Lajçak ka shkruar në Twitter se me komandantin e KFOR’it ka biseduar edhe për vlerësimet mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme në veri.
Po ashtu, ai e ka falënderuar atë për rëndësinë që e ka KFOR’i në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë.
”I mirëpritur @NATO_KFOR Komandanti Gjeneral Major Ristuccia sot në Bruksel. Është e rëndësishme të shkëmbejmë shënime mbi zhvillimet në terren dhe të ndajmë vlerësimet tona mbi burimet e mundshme të tensioneve të ardhshme. Mirënjohës për punën jetike të KFOR-it në ndërtimin e një mjedisi të sigurt në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.