Tensionet në Veri - deklarohet KFORI, japin sugjerime se si duhet zgjidhur situata - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Tensionet në Veri – deklarohet KFORI, japin sugjerime se si duhet zgjidhur situata

    Insajderi
    13 December 2022 - 11:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot deklaroi se e vetmja rrugë drejt paqes së qëndrueshme është që Beogradi dhe Prishtina t’i zgjidhin çështjet e tyre përmes dialogut dhe të arrijnë një zgjidhje që respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve.

    KFOR-i potencoi se është e rëndësishme të shmanget çdo përshkallëzim i ri dhe kjo çështje të zgjidhet në mënyrë paqësore, sepse sipas KFOR-it, dhuna nuk ka vend në rajon.

    “KFOR- i mbetet jashtëzakonisht vigjilent dhe plotësisht i aftë për të përmbushur mandatin e tij të OKB-së.”, bëri të ditur KFOR-i.

    Ndryshe, situata e përgjithshme në veri të vendit mbetet e njëjtë. Rrugët në drejtim të kufijve Jarinje dhe Bërnjak vazhdojnë të mbeten të bllokuara, ndërsa dyqanet dhe shkollat në veri të vendit po qëndrojnë të mbyllura.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark