×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Tensionet në veri, Kurti sot takon Borrellin e Lajçakun

    Insajderi
    31 May 2023 - 11:15

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të takohet sot me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, dhe emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

    Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se vizita e Kurtit në Bratislavë do të jetë një ditore.

    “Po, kryeministri Kurti po merr sot pjesë në ditën e fundit të Konferencës për Siguri Globale në Bratislavë. Ndër të tjerash, atje do të takojë Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Borrel dhe emisarin e BE-së, Lajcak si dhe do të jetë pjesë e disa paneleve të diskutimit. Qëndrimi i tij do të jetë njëditor. Brenda ditës do të jetë në Kosovë”, tha Kryeziu.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark