Insajderi
Botë

Tensionet pas sulmit ndaj Iranit, Ambasada e Kosovës del me njoftim

Insajderi
28 February 2026 - 10:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tensionet pas sulmit ndaj Iranit, Ambasada e Kosovës del me njoftim
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Ambasada e Kosovës në Izrael ka dalë me një njoftim për shtetasit kosovarë që jetojnë atje, pasi tashmë SHBA dhe Izraeli kanë nisur disa sulme ndaj Iranit. Ambasada ka bërë thirrje për respektim të të gjitha udhëzimeve zyrtare që lëshohen nga autoritetet vendore dhe gjithashtu të rrisin kujdesin dhe vigjilencën.

Ambasada ka njoftuar se bashkë me Ministrinë e Jashtme po monitorojnë me kujdes situatën dhe kanë vendosur në dispozicion edhe një numër të telefonit.

“Në vazhdën e situatës së jashtëzakonshme, u bëjmë apel të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael të tregojnë vigjilencë të shtuar, të ndjekin me kujdes njoftimet zyrtare dhe të zbatojnë udhëzimet e sigurisë të autoriteteve vendore. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, së bashku me Ambasadën e Kosovës në Izrael, po monitorojnë nga afër zhvillimet aktuale. Ju informojmë se Ambasada e Kosovës në Izrael është plotësisht në dispozicion të qytetarëve tanë dhe mbetet në komunikim të vazhdueshëm me institucionet përkatëse vendase”.

Për çdo rast urgjent, qytetarët e Republikës së Kosovës që ndodhen në Izrael mund të kontaktojnë në numrin:
+972 586 340450

‼️ Ju lutemi që numri i emergjencës të përdoret vetëm nga qytetarët që aktualisht ndodhen në Izrael.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark