×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Tensionet turko-ruse reflektohen në ndeshjen e futbollit

    Insajderi
    17 February 2016 - 09:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Autobusi i ekipit futbollistik moskovit, Lokomotiva, është gjuajtur me shishe, ndërsa një lojtar rus e ka paraqitur portretin e presidentit Vladimir Putin, në ndeshjen kundër skuadrës Fenerbahçe, që u zhvillua mbrëmë në Stamboll.

    Policia e Turqisë i ka arrestuar tre vetë, që janë zënë duke hedhur shishe kundër autobusit të lojtarëve të futbollistëve mysafirë.

    Policia ka njoftuar se këta tre vetë ishin të dehur, ndërsa një xham i autobusit kishte plasaritje të vogël.

    Mediat e Turqisë kanë raportuar se përgjegjës ishin simpatizuesit e ekipit Fenerbahçe.

    Megjithatë, Lokomotiva mund të ballafaqohet me masa disiplinore nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA), pasi lojtari i mesit të fushës i këtij klubi, Dmitri Tarasov, e ka zhveshur fanellën e tij sportive për ta zbuluar portretin e Putinit me mbishkrimin “presidenti më i sjellshëm”.

    Në garat sportive nuk janë të lejuara veprime politike.

    Raportet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë janë tensionuar shumë prej nëntorit të vitit të kaluar, kur Turqia e rrëzoi një aeroplan luftarak rus, afër kufirit të saj me Sirinë.

    Në duelin me Lokomotivën, Fenerebahçe i gëzoi simpatizuesit e vet duke fituar me rezultat 2:0./evropaelirë

    Simpatizuesit e Fenerbahçes duke festuar pas një ndeshjeje të mparshme futbollistike

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark