Tensioni i lartë i gjakut dhe koronavirusi/ Çfarë duhet të dini - Insajderi
×
LifeStyle

Tensioni i lartë i gjakut dhe koronavirusi/ Çfarë duhet të dini

Insajderi
27 March 2020 - 11:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, duhet të tregojnë shumë kujdes gjatë pandemisë së Koronvirusit. Këtë e kanë treguar shembujt e shumtë që vijnë nga Kina dhe Italia, dy prej vendeve më të goditura nga pandemia. Në rastin e Kinës, 25-50 përqind e njerëzve që shkuan në spital me simptoma të COVID-19 vuanin nga:

• Tensioni i lartë i gjakut

• Kanceri
• Diabeti
• Sëmundjet e mushkërive.

Në rastin e Italisë, 99 përqind e njerëzve që humbën jetën si pasojë e infeksionit vuanin prej njërës prej sëmundjeve të lartpërmendura. Më specifkisht, 76% e tyre vuanin nga tensioni i lartë i gjakut. Studimet e deritanishme tregojnë se njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut janë më të predispozuar të:
• Infektohen me Covid-19
• Të kenë simptoma të rënda
• Të humbasin jetën si pasojë e infeksionit.

Lidhja Mes Tensionit të Gjakut Dhe Infeksionit Me Covid-19
Sistemi i dobësuar imunitar është një prej arsyeve përse njerëzit me tension të lartë të gjakut dhe probleme të tjera shëndetësore përballen me një rrezik më të lartë. Imuniteti i njeriut mund të dobësohet si pasojë e shumë sëmundjeve dhe problemeve shëndetësore. Një teori tjetër që po qarkullon në mesin e shkencëtarëve është se ilaçet kundër tensionit të lartë të gjakut, e rrisin rrezikun e infeksionit me COVID-19.

Kjo teori mbështetet tek fakti që medikamente të caktuar rrisin në organizëm praninë e enzimës ACE2. Kur virusi futet në organizëm, ka nevojë për këtë enzimë që të pushtojë dhe infektojë qelizat. Deri më tani, Kolegji Amerikan i Kardiologjisë dhe Shoqata Amerikane e Zemrës i qëndrojnë këshillës se pacientët nuk duhet të ndërpresin ilaçet e tensionit sipas këshillës së mjekut. Në të kundërt, rreziku i atakut në zemër apo ishemisë do të rritet ndjeshëm, duke nxitur nevojën për tu shtruar në spital në këto kushte aspak të favorshme për shëndetësinë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark