×
  • Lajme
  • Insajderi

    “Tensionohet” situata me lavdërime ndaj Kurtit, Enver Dugolli rrëmben vëmendjen

    Insajderi
    22 November 2022 - 22:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    ”Sikur nxënësit profesorëve”, kësisoj po tentojnë t’i bien në sy kryeministrit, Albin Kurti me lëvdata deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje. Përshkrimet e Fatmire Kollçakut nga salloni i ondulimit e sharjet e Mefail Bajqinovcit ndaj Josep Borrell, këtë radhë i la në hije matësi i zgjuarisë së shefit të ekzekutivit, Enver Dugolli.

    Dugolli e quajti Kurtin të zhdërvjelltë dhe të zgjuar në negociata. Sipas tij, ai nuk ra në kurthin e përgatitur në takimin me Borell dhe Vuçiq gjatë ditës së djeshme.

    “Ishte një kurth që iu përgatit atje, por fatbardhësisht Kurti është i zhdërvjellët dhe i zgjuar në negociata dhe nuk ra pre e një kurthit të tillë, sepse Kurti nuk kishte shku për të diskutuar për targa, por për të biseduar. Takimi ishte thirrur për dakordim të dinamikës për planin franko-gjerman dhe krahas saj aty ishin përafru qëndrimet edhe për një vendim për targat”, tha ai në Tëvë1.

    Dugolli tha se temë kryesore do të ishte plani franko-gjerman i propozuar nga Bashkimi Evropian me qëllim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe jo targat.

    “Nuk është e vërtetë se për çështjen e targave u thirr takimi. Çështja kryesore që është thirr ai takim për të biseduar për planin e propozuar nga BE plani franko-gjerman dhe në kuadër të këtij plani janë parapri koha, afati dhe tash çka ka ndodhë… Kurti e tha se në njëfarë forme ka një tërheqje nga Borrell që e ka bërë atë propozim. Ai tha shumëçka, por akuzoi Kosovën që është fajtore për shkak se nuk u arrit një marrëveshje dhe e cila dështoi dhe ai u arsyetu se kishte një propozim për targa, por nuk ka qenë thirrja për targa”, tha ai.

    Ai theksoi se ky takim, sipas tij shpërfaqi konstatimin e Kurtit se Serbia deshi që çështjen e targave ta ngritë dhe ta alarmojë BE-në.

    gjithashtu shtoi se Serbia ishte e gatshme të zbatojë planin franko-gjerman.

    “Takimi që u thirr në Bruksel nga Borrell dhe Lajçak shpërfaqi atë konstatimin e Kurtit se Serbia deshi që çështjen e targave ta ngritë aq larg dhe ta alarmon edhe BE-në, edhe miqtë tanë ndërkombëtarë dhe ta paraqesë si problemin kyç. Nuk është kjo problemi kyç, por Serbia nuk ishte e gatshme të zbatojë planin franko-gjerman”, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark