Para pak minutash, u raportua se kishte një tentim vrasje ndaj drejtorit të ndërmarrjes “AgroKosova Holding”, Bekim Krasniqi.
Ky informacion u shpërnda nga mediumi lokal “Suhareka Online”.
Gazeta Insajderi ka kontaktuar me policinë dhe të njejtit thanë se në vendin e ngjarjes deri më tani nuk është gjetur asnjë mjet e as persona të dyshuar.
“Ai tha se dëgjoj të shtëna dhe menjehëre e ka raportuar rastin, njesiti kan shku aty edhe nuk kanë gjet asnjë mjet ose diçka madje as persona të dyshuar, ata janë akoma duke e kryer punën e tyre”, tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi
Gazeta Insajderi do të iu mbajë të informuar mbi ngjarjen…
Në anën tjetër Indoks, prodhim i Gazetës Insajderi pati trajtuar pikërisht temën rreth udhëheqjes së këtij biznesi, gjë që më pas, pas raportimit të InDoks shteti mori ndërmarrjen e “Agro Kosova” nga biznesmeni Haziz Tafaj.
Pas raportimit të emisionit “Mashtrimi i madh”, të InDoks i transmetuar në dhjetor të vitit që lamë pas, shteti i Kosovës ka vendosur që biznesmenit nga Suhareka, Haziz Tafajat të ia marrë ndërmarrjen “Agro Kosova”.
InDoks për të bëmat e Tafajt realizoi një hulumtim disa mujor, ekskluzivisht mori në intervistë edhe biznesmenin italian, Gianfranco Fantinel, që e e konsideronte vetën viktimë të Tafajt në procesin e privatizimit të AgroKosovës