Arrestimi i 20 serbëve në ditën e zgjedhjeve në Mal të Zi, ku kryeministri Gjukanoviq u rikonfirmua fitues, mund të qoj në thellim të krizës politike në këtë shtet.
Fronti Demokratik dhe partitë opozitare, por jo të pakicave, kanë deklaruar se nuk e pranojnë rezultatin e zgjedhjeve pasi sipas tyre, ka ndodhur një tentim i puçit të shtetit dhe arrestimi i 20 shtetasve të Serbisë, padyshim që ka pasur efekt në rezultatin e zgjedhjeve.
Vëzhguesit dhe OSBE-ja kanë vërejtur parregullsi në procesin zgjedhor, por nuk kanë komentuar nëse këto kanë pasur një impakt të vërtetë në rezultatin e zgjedhjeve.