Insajderi
Lajme

Tentim vrasja në Gadime të Lipjanit, Policia jep detaje

Insajderi
24 November 2025 - 12:05
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Tentim vrasja në Gadime të Lipjanit, Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një rast i rëndë ka ndodhur në Gadime të Lipjanit, ku një burrë tentoi ta privonte nga jeta ish-bashkëshorten e tij me sëpatë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka konfirmuar se i dyshuari është identifikuar dhe po vijojnë procedurat për kapjen e të njëjtit.

“Sot në stacionin policor të Lipjanit, është iniciuar një rast vrasje në tentativë. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet hetimore e  procedurale, ndërkohë që personi i lënduar (femër) është dërguar për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është identifikuar personi i dyshuar i cili është në kërkim nga ana e policisë”, tha Ahmeti.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark