
Prokuroria e Pejës ka konfirmuar se janë ndaluar dy persona si të dyshuar për tentim vrasjen e sotme në rrugën Pejë-Rozhajë.
“Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit të shtetit për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë”, tha Nikçi për Insajderin.
Rastin e ka konfirmuar edhe policia si “tentim vrasje”.
Mësohet se një nga të dyshuarit është i mitur.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi thotë se rasti ka ndodh derisa viktima ishte duke vozitur nga drejtimi i Pejës për në Rozhajë.
“Rrastin e ka raportuar viktima, derisa ka njoftuar se nga të shtënat që kanë shkuar në drejtim të tij, i është dëmtuar vetura. Plumbat në drejtim të viktimës, kanë shkuar nga një veturë e ndaluar afër një lokali në rrugën Pejë-Rozhajë”.