Një tentim-vrasje ka ndodhur në Prishtinë mbrëmjen e së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së hënës, ku thuhet se viktima u sulmua me një mjet të mprehtë, shkruan Insajderi.
Sipas poicisë, viktima është dërguar për tretman në QKUK, teksa për rastin është njoftuar edhe prokurori.
“VRASJE NË TENTATIVË- Prishtinë 08.03.2026-21:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshje viktima mashkull kosovar është sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë nga një i dyshuar i panjohur, i cili me pas është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, po ashtu është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/