×
  • Lajme
  • Lajme

    Tentim vrasje në Rahovec- Arrestohen katër persona, konfiskohet një kallashnikov, dy pistoleta dhe një pushkë

    Insajderi
    26 February 2024 - 09:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Katër persona janë arrestuar të dielën në Rahovec, nën dyshimin se janë të përfshirë në një rast vrasjeje në tentativë.

    Nëpërmjet raportit 24-orësh, Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së 24 shkurtit, ndërsa dy prej të dyshuarve janë dërguar për trajtim mjekësor.

    Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm dhe gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm.

    “Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, me 25.02.2024 janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë dhe Armëmbajtje pa leje”. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 70 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm ndërsa gjatë kontrollit në katër shtëpitë e tyre si prova materiale janë gjetur dhe konfiskuar: një AK-47, një pushkë gjuetie, dy pistoleta dhe 74 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm. Dy prej të dyshuarve kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark